Nga BDI sonte njoftojnë se mbi 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe Shkupi në përgjithësi janë larguar nga VLEN-i dhe u janë bashkangjitur atyre.
Sipas BDI-së ata kanë kuptuar se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga struktura që nuk kanë as fuqi, as ndikim.
“Ata kanë kuptuar se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga struktura që nuk kanë as fuqi, as ndikim.
Ata e dinë se përfaqësimi i vërtetë është ai që ka peshë, ai që sjell ndryshim të prekshëm.
Ky është vendimi që po merr gjithnjë e më shumë çdo shqiptar, i cili ka kuptuar se vetëm në një strukturë si BDI mund të ketë përfaqësim të denjë dhe mundësi për të realizuar qëllimet”, qëndron në njoftimin e BDI-së, raporton SHENJA.
Lidhur me këtë kanë reaguar nga koalicioni VLEN, të cilët thonë se BDI-ja ka mbledhur të punësuar në ndërmarrjet publike në Shkup, ku ata janë në pushtet së bashku me Danella Arsovskën dhe Levicën, dhe i paraqet si anëtarë të BDI-së.
“Drejtorët e BDI-së në disa ndërmarrje publike në Shkup kanë sjellë anëtarë të BDI-së, të punësuar përmes BDI-së dhe sot të shantazhuar nga BDI-ja, që t’i paraqesin si anëtarë të rinj të partisë. Një shfaqje e mjerë për kryesinë e partisë së listave të zeza. Shantazhojnë anëtarët e vet që Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti të kenë me kë të fotografohen. U bëjmë apel anëtarëve të ndershëm të BDI-së të mos frikësohen dhe të ruajnë dinjitetin e tyre.Zgjedhjet lokale do të ndodhin për disa muaj dhe në ato zgjedhje, në Shkup, në Çair, Saraj, por edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do të pësojë humbje”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë