Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Podujevë.
Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/