Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës.
Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”
Kjo nuk është një lapsus.
Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski.
Në një shtet normal, një deklaratë e tillë do të shkaktonte hetim urgjent institucional dhe reagim të menjëhershëm nga partnerët ndërkombëtarë.
Sepse ky është definicion i pastër i kapjes së shtetit: kur qeveria vendos se kush akuzohet dhe kush lirohet nga korrupsioni.
Pikërisht për këtë arsye, ndoshta, dosja më e madhe e korrupsionit urban në Çair, e dokumentuar dhe e denoncuar publikisht, vazhdon të mbetet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë.
Sepse qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është komprometim i drejtësisë.
Kjo nuk është qeverisje. Kjo është manipulim institucional.
Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është devijim i rrezikshëm nga standardet evropiane.
I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të mos mjaftohen me deklarata të përgjithshme, por të reagojnë konkretisht ndaj këtyre pohimeve publike që zbulojnë fytyrën e vërtetë të regjimit aktual.
Shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur.
Dhe ne, si zë i qytetarëve, nuk do të heshtim përballë kësaj farsë të rrezikshme.
Data 19.04.2025
Aktuale
- Temperatura deri në 27 gradë Celsius, ja sui parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë terriorin
- Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur – Çfarë fshihet pas kleptomanisë?
- Pak para finales, Driloni ka një thirrje për Gjestin
- Milani ka vendosur që ta transferojë përfundimisht Walker nga Man City
- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.
- Ganiu: Në disa komuna do të ketë kandidat mbipartiak
- Pasi goditi shuplakë Gjestin, Jozi bën edhe një veprim shumë provokues kundër këngëtarit nga Kosova
- Aksident i rëndë në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar