Memedali Jusufi
Agora mendohet se eshte nje amfiteater ( vendi i mbledhjes ) nga kohet e lashta ku diskutohen tema me interes me te gjere publik . Realishte Agora është përfaqësimi më i mirë i përgjigjes së formës së qytetit për të akomoduar rendin shoqëror dhe politik të polisit. Kuptimi i mirëfilltë i fjalës është “vendi i mbledhjes” ose “kuvendi”. Agora ishte qendra e jetës atletike, artistike, shpirtërore dhe politike në qytet. Agora e Lashtë e Athinës është shembulli më i njohur per politiken dhe teatrin. Çdo vit në Athinën antike, të gjithë qytetarët mblidheshin për të parë atë që dramaturgët e tyre u kishin rezervuar atë vit.Politika dhe teatri nuk mund të ekzistojnë pa njëri-tjetrin. Një debat i mirë parlamentar është një dramë laike që inskenon tensionet brenda shoqërisë dhe – nëse gjithçka shkon mirë – rezulton në lirimin e një katarsisi: ashtu si Aristoteli shkroi për tragjedinë. Nuk ka asnjë kontradiktë midis teatrit politik dhe realitetit që duhet të shpehet. Një mik imi njëherë ka thënë se politika është “shuma e të gjitha gjërave të përmbledhura”. duke përfshire drejtësinë, ekonominë, filozofinë dhe psikologjinë. Vaclav HAVEL do te thoshte : Politika si teatër”, një kritikë lidhur me të gjitha ato që jam munduar t’i bëj në politikë. Në politikë nuk ka vend për diçka aq të panevojshme sa teatri Teatri në vazhdimësi u nënshtrohet interferimeve reciproke në “beteja” thuaja të vazhdueshme për një, apo shumë të vërteta që duan të fitojnë legjitimitet e mbështetje në raport me audiencën së cilës i referohen edhe politika edhe teatri. A mund të themi se një shfaqje teatrore është politike vetëm kur në mënyrë eksplicite merret me trajtimin e një personaliteti politik apo strukture të caktuar si temë puro politike? Apo për një shfaqje mund të themi se është politike kur mbushet me përmbajtje politike bazuar në referenca? Profesori i filozofise Sunaj Rahimi per teatrin dhe politiken thote : Teatri dhe Politika si ‘arte sui generis’, teatri dhe politika paraqesin dy lloj artesh specifike, ku teatri e nënkupton artin e imitimit dhe interpretimit (Platoni), kurse politika artin e organizimit dhe mashtrimit (Makiaveli)! Aristoteli dikur ka shkruar se çdo dramë apo tragjedi kërkon një fillim, një mes dhe një fund, me paraardhësin që pason pasardhësin. Bota me përvojë, si mjedis i strukturuar, përfshin dimensionin e pandarë dramatik të Aristotelit, dhe teatri është një shprehje e dëshirës sonë për një mënyrë koncize të kuptimit të këtij elementi qenësor. Një shfaqje jo më shumë se dy orë e gjatë gjithmonë përfaqëson, apo mëton të përfaqësojë, një pamje të botës dhe një përpjekje për të thënë diçka për të. Teatri gjithmonë është edhe simbol, edhe shkurtesë. Në teatër, pasuria dhe kompleksitet i qenies përmblidhen në një kod të thjeshtëzuar që përpiqet të nxjerrë atë që është më esenciale nga substanca e universit dhe t’ia paraqesë këtë audiencës së tij. Kjo, në të vërtetë, është ajo që bëjnë çdo ditë krijesat me aftësi për të menduar.Teatri është thjesht një prej shumë mënyrave të shprehjes së aftësisë njerëzore për të përgjithësuar dhe kuptuar rendin e padukshëm të gjërave.Teatri, gjithashtu, ka një aftësi të veçantë për të sugjeruar dhe për të paraqitur kuptime të shumta. Veprat e shfaqura në skenë gjithmonë përçojnë një porosi më të gjerë, pa u shprehur domosdoshmërish me fjalë.Ai është fragment i jetës, i organizuar në një mënyrë të menduar për të thënë diçka për jetën si tërësi. Natyra kolektive e një përvoje teatrore nuk është më e parëndësishme: teatri gjithmonë pandeh prezencën e një komuniteti – aktorëve dhe audiencës – që e përjeton atë bashkërisht.