Pothuajse katër javë pas tragjedisë në Koçan, vazhdon mjekimi i të lënduarve. Gjithsej 64 pacientë mbeten për trajtim dhe rehabilitim jashtë vendit.
Katër prej të lënduarve nga zjarri në Koçan do të dalin sot nga spitali Pirogov i Sofjes në Bullgari, ndërsa po kaq mbeten atje për trajtim.
“Sot gjatë ditës pritet të kthehen nga mjekimi në spitalin Pirogov në Republikën e Bullgarisë katër pacientë. Aktualisht pacientët janë duke u kategorizuar sipas nevojave të tyre rehabilituese për të siguruar trajtim të duhur të mëtejshëm për të lënduarit”, Ministria e Shëndetësisë.
Prindërit e të lënduarve nga zjarri i tmerrshëm në Koçan, të cilët sot u liruan për mjekim shtëpiak, falënderuan Bullgarinë, popullin bullgar dhe të gjithë dhuruesit e gjakut, si dhe shprehën shpresën se të lënduarit e mbetur të shtruar në spital së shpejti do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në të ashtuquajturën diskotekë “Pulse”, mbetën të lënduar rreth 200 persona, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 61 persona. Disa nga të lënduar janë transferuar në vende të tjera për trajtim.