Gjatë seancës për operacionin “Plumbi i Artë” i pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilës, financues dhe organizator nuk është Suel Çela sic pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej.
“Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, u shpreh ai.
Ndërkohë ka pasur një debat mes Hoxhës dhe Alibejt! Hoxha i është drejtuar Alibejt, duke i thënë “kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë?”.
Alibej: Mediat të bëjnë durim derisa unë të filloj deklarimet do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën, por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se di sqarohen të gjitha.