Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon të gjithë qytetarët që janë përdorues të rrjetit social Whatsapp, të tregojnë kujdes nga një mesazh që u kërkohet të votojnë në një sondazh.
AKSK bën me dije se mesazhi është mashtrues.
“‼️Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin Whatsapp.
Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, apelon AKSK.