Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ai gëzohet që LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosje kanë vendosur që të shkrihen në një parti, ndërsa shtoi se ASH do të mbese si subjekt që do të tentoje të bashkëpunoj me ta.
“Deri tek ne nuk ka ardhur ftesë, nëse do të vjen do ta shqyrtojmë, jemi miq, shokë as që e diskutojë që mund ta hapim atë temë. Për momentin gëzohem se këta janë dakorduar si tre parti, më gëzon si fakt”, tha Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se ata nuk kanë bashkëpunim me BDI-në dhe se në momentin kur do të ketë do jetë publikisht.
“Ne nuk fshehim me asnjë që bashkëpunojmë. E kam thënë publikisht se nuk i iki asnjë bashkëpunimi, tash për tash jemi pjesë e VLEN-it, derisa ato nuk e bëjnë VLEN me katër parti, ne atëherë e shqyrtojmë nëse ka ofertë për ne, nëse s’ka, kemi grup parlamentarë 5 deputetë, e vazhdojmë veprimtarinë tonë”, deklaroi Taravari, raporton SHENJA.
Data 14.09.2025
Aktuale
- Mickoski: “Dikush ka interes” të shpërthejnë zjarre si në Trubarëvë, 4 janë arrestuar
- Ish-ambasadori i Holandës: Një reflektim mbi gabimet e krijimit të Gjykatës Speciale
- Miteva: Mickoski ishte në komunikim me të gjitha institucionet për shuarjen e zjarrit në Trubarevë
- PAMJET/ Pësoi infarkt, mbërrin me helikopter në Tiranë ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov! Ja si paraqitet gjendja e tij
- Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale
- Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë
- Serbia në prag të një konflikti të ri: A është lufta civile e pashmangshme?
- Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shkurov pëson infarkt, niset me urgjencë në spital


