Nga Lëvizja ZNAM përmes një kumtese kanë mohuar se ka negociata me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Nga ZNAM mohojnë se kanë kërkuar Ministrinë e Mbrojtjes, duke e dhënë në këmbim Ministrinë e Drejtësisë dhe mbështetje për kandidatin e VMRO-së në Kumanovë, e duke fituar shtesë mbështetje të partisë së Mickoskit për kandidatin e ZNAM në Komunën Qendër.
“Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë tonë, në zgjedhjet lokale, siç tashmë është njoftuar, do të marrë pjesë me listat e veta për këshilltarë. do të prezantojë listat e veta të kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet lokale, siç është paralajmëruar tashmë. Në lidhje me pozitat për kryetar komune, po bisedohet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE për të nominuar kandidatët e ZNAM ose VMRO-DPMNE në komuna të caktuara, ku mbështetjen e të dyja partive, do ta ketë kandidati i atij që do të propozohet për kryetar komune që në fillim raundi e parë zgjedhor. Shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka negociata për shkëmbim resorësh me partnerin tonë të koalicionit VMRO-DPMNE. Sa i përket Kumanovës, Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë do të ketë kandidatin e vet për kryetar komune. Trupat e dhe organet partiake në Kumanovë do të vendosin se kush do ta ketë nderin të marrë pjesë në garën për atë vend”, thonë nga ZNAM.