“Sot kisha kënaqësinë të zhvilloja një bisedë të frytshme me përfaqësuesit e koalicionit “NISMA SHQIPËRIA BËHET”, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Endrit Shabani dhe Panajot Soko. Ky koalicion, që sjell një qasje të re në politikën shqiptare, po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Diskutimi ynë u përqendrua te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit. Ndava me ta ecurinë e projekteve qeveritare për shqiptarët dhe nismat që synojnë të forcojnë lidhjet tona me shtetin amë.
Nga ana tjetër, ata na prezantuan vizionin e tyre për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjitë që synojnë të ndjekin pas 11 majit, nëse marrin drejtimin e qeverisë. Gjatë takimit, u dakorduam për të bashkërenduar përpjekjet për një bashkëpunim më të ngushtë, për forcimin e marrëdhënieve tona dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.” ka shkruar Mexhiti
Data 18.04.2025
Aktuale
- Në rrethinën e Tetovës dhe Gostivari janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm
- Pa u shtrirë hetimi për Koçanin në aktakuzë, kryeprokurori Kocevski do të mbetet i paprekshëm
- “Publikimi i çmimeve”, farmacitë nuk respektojnë vendimin e Qeverisë
- Shtyrja e seancës për dosjen ‘Partizani’, Gjokutaj: Ja çfarë ndodhi, mungonte avokati Neziri
- Gara të jashtëligjshme në Kumanovë, sekuestrohen dy vetura
- Prokuroria kërkon ndërrimin e masës së arrestit shtëpiak për dy të dyshuarit nga ISHT pas zjarrit në Koçan
- Milani i madh po kthehet: Allegri mund t’i transferojë dy yje për 80 milionë euro
- Si arrat mund të transformojnë shëndetin tuaj seksual