Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka numëruar rastet kur shqiptarët janë dëmtuar, si rasti Sopoti, Alfa, vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra, dhe përsëri BDI ka qëndruar në pushtet.
Mexhiti ka thënë se koha e BDI-së, ka kaluar dhe se ata do të mbesin në opozitë.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Shqiptarët në pushtet – BDI në opozitë!
Ndodhi rasti ‘Sopoti’ – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Alfa’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vra Harun Aliu – BDI qëndroi në pushtet;
Ndodhi rasti ‘Monstra’ – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë komandantë të UÇK-së dhe u dënuan me burg të përjetshëm Sokoli me shokë – BDI qëndroi në pushtet;
U vranë 16 qytetarë në autobusin e ‘Durmo turs’ – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj COVID spitali në Tetovë dhe vdiqën 14 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
U dogj autobusi i ‘Besa trans’ dhe u dogjën të gjallë 45 njerëz – BDI qëndroi në pushtet;
Asnjëra nga këto tragjedi nuk është zbardhur deri më sot. Asnjë zyrtar i shtetit nuk ka dhënë doreheqje për arsye morale ose politike. Askush nuk është thirrur në përgjegjësi para ligjit. Kryeministra kanë qenë Cërvenkovski, herë Buçkovski, herë Gruevski, herë Zaevi, herë Dimitrovski, herë Kovaçevski. E BDI – ka vazhduar të qëndrojë e heshtur në pushtet.
Prandaj sot, kur pa pikë turpi marrin hov e dalin nëpër foltore e bëjnë shoë për estradë, dua t’i porosis vetëm një gjë:
Koha e BDI-së ka kaluar. Sot shqiptarët janë në pushtet, ndërsa BDI-ja është dhe do të ngelet në opozitë.
Rrini rahat.
Data 08.10.2025
Aktuale
- EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Shtetit, Altin Qato largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore, ja kush e zëvendëson! Ndryshime edhe në Sektorin e Narkotikëve në Tiranë dhe Drejtorinë e Kufirit në Shkodër
- Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Ku janë 600 milionë eurot e BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?
- “Nuk i besojmë askujt në Greqi” – Familja Ruçi shtyn zhvarrimin e të birit, kërkon ekspertë nga jashtë
- Rinas/ Kapen me dokumente false dhe 23 mijë euro të padeklaruara: Procedohen 6 shtetas, mes tyre 2 maqedonas, një braziliane dhe 3 shqiptarë
- (VIDEO) Mickoski: Mund të këtë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- (VIDEO) Dhunë ndaj të moshuarve, arrestohen pronaret e dy shtëpive të pleqëve
- Arrestohet bashkëshortja e mjekut Shaini, MPB: Po kërkohet 36-vjeçari nga Gostivari për gjuajtjen në Kumanovë
- Mbyllet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për Konferencën e NATO-s, policia njofton orarin e ndalimit të lëvizjes me mjete dhe në këmbë