Nga BDI në një komunikatë për media, kanë shprehur shqetësimin e tyre, për siç thonë, dominimin gjithnjë e më të theksuar mono-etnik që Qeveria ka demonstruar gjatë vitit të parë të qeverisjes së saj, ndërsa tani, tashmë në skenën publike, përfshin edhe opozitën etnike maqedonase në këtë prirje të saj.
“Opinionit publik i shkakton neveri ky flirtim i hapur mes Mickoskit dhe Filipçes, për takime të mesnatës në një atmosferë politike intime, ku as më pak e as më shumë po planifikohet një marrëveshje e re shoqërore për rregullimin e rrjedhave të ardhshme politike.
Edhe pse as deri tani nuk janë pyetur për asgjë, heshtja e neveritshme e partnerit shqiptar në Qeveri është dëshmi e nënshtrimit total.
Le të kujtojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një model i njohur i demokracisë funksionale multietnike, me një orientim të qartë euroatlantik.
Ky sistem vlerash është i ndërthurur me kujdes në tre dokumentet themelore të vendit: Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Republikën e Bullgarisë, për zbatimin e të cilave qëndrojnë si garantues partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA.
Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet një dialog i mirëfilltë politik, por jo në takime intime mesnate, por në një format politik dinjitoz, me përfaqësim të qartë të të gjithë qytetarëve, ku të hapen çështjet themelore me rëndësi për vendin.
Modeli themelor i karakterit multietnik të shtetit është i rrezikuar në mënyrë sistematike, ashtu siç është i rrezikuar edhe procesi integrues i vendit në Bashkimin Evropian.
Këto janë dy shtylla strategjike që seriozisht kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të vendit, dhe pikërisht këto duhet të jenë prioritetet mbi të cilat duhet të zhvillohet një dialog i vërtetë politik”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 15.09.2025
Aktuale
- VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës
- Punonjës hoteli dhe trafikant droge, 24-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë me biçikletë! Kokaina e fshehur në çorape dhe Airpod
- Modriç bëhet mesfushori më i vjetër që shënon gol në Seria A, kush janë 40-vjeçarët e tjerë që kanë tundur rrjetat para tij
- Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse
- BDI për Mexhitin: Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës të Mickoskit!
- Grabitje në Finiq, dhunohen dy të moshuar brenda banesës së tyre
- Kreu i PD-së, Sali Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”
- Biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, i denoncuar si përfitues i shumë tenderave në AKSHI