Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbana Pasholli, bën të ditur se Grupi Parlamentar i Frontit Evropian sot do të kërkojë zyrtarisht krijimin e një Komisionit Parlamentar të posaçëm për të hetuar siç tha, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga Qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Pasholli tha se ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim siç tha deputetja, garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent.
“Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve. Mosveprimi ose instrumentalizimi politik i drejtësisë për qëllime të ngushta cenon jo vetëm të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe stabilitetin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit”, ka deklaruar deputetja Pasholli.
Nga Fronti Europian presin që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal për të siguruar një hetim të pavarur, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke shtuar se BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina
- Interpelanca ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese në pikëpyetje – Kuvendi mund ta heqë nga rendi i ditës
- Fillkov: Ndërtojmë institucione që punojnë për qytetarët, ndërsa jo për të privilegjuarit