Pasi u njoftua se ishte arritur një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, Rusia u kthye dhe sulmoi me forcë qytetin Kryvyi Rih, duke intensifikuar veprimet e saj ushtarake.
Ky sulm ka qenë një prej atyre më të rënda që ka përjetuar qyteti gjatë luftës.
Mbrëmë, Kryvyi Rih u godit nga një valë të sulmeve me dronë, që përbëjnë sulmin më të madh të këtij lloji që nga nisja e luftës në shtetin ukrainas.
Sulmi shkaktoi shpërthime të fuqishme zjarri dhe dëme të konsiderueshme në disa pjesë të qytetit.
Ndërtesat administrative, disa depo, një ndërmarrje dhe gjithashtu gjashtë mjete u dëmtuan rëndë si pasojë e këtij sulmi ajror.
Sidoqoftë, falë masave të marra për mbrojtjen e qytetit dhe shërbimeve të shpejta të emergjencës, autoritetet raportuan se nuk pati viktima apo të plagosur nga ky sulm, duke e konsideruar si një sukses të menaxhimit të krizës në kushte të tilla të rënda.
Administrata e qytetit theksoi se është duke u punuar për rregullimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/