Doktor Nebojsha Nastov në një dalje për media bëri të ditur se 10 pacientë janë të shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike, transmeton TV21. Theksoi se gjashtë pacientë i janë nënshtruar transplantit të lëkurës.
““Për momentin janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej të cilëve tek 6 tashmë është kryer transplantimi i lëkurës, sepse ata pacientë ishin me shkallën më të lartë të djegies, shkalla e tretë. Te pacientët e tjerë vazhdojnë fashat e rregullta dhe tashmë në javën e ardhshme, sipas planeve që i kemi aktualisht, edhe pse mund të përsëris se situata mund të ndryshojë nga ora në orë, por planifikohen që gjatë javës së ardhshme të fillojnë lëshimet e para të pacientëve në shtëpi”, tha doktor Nebojsha Nastov.