Tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 59 të rinj, ka lënë një dhimbje të pashlyeshme në të gjithë vendin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut premtoi transparencë të plotë dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, theksoi zëdhënësja Venere Latifi-Azizi.
“Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të plotësohet”, deklaroi Azizi.
Ajo tha se angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë për të mbështetur ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe për të zbardhur të vërtetën e kësaj tragjedie, do të vazhdojë me intensitet të pa precedentë.
“Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tu ofruar mbështetje të plotë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Përveç atyreve që po trajtohen nëpër spitale tona dhe deri më tani 116 pacientë janë duke marrë trajtim në spitale të jashtme dhe 180 familje i shoqërojnë ata, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Shteti i mbulon të gjitha shpenzimet, që përfshinë, udhëtimin, akomodimin dhe nevojat e përditshme të tyre”.
Azizi njoftoi se nga nesër Kryqi i Kuq për çdo person të prekur nga kjo tragjedi, do të fillojë të ndajë mjete financiare familjeve prej 150 .000 denarë. Ky angazhim i menjëhershëm i qeverisë, zëdhënësja tha se ka për qëllim të sigurojë që asnjë i prekur nga tragjedie mos të jetë pa mbështetje. /SHENJA/
Data 28.03.2025
Aktuale
- Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët
- Tetovë/Inspektimi i jashtëzakonshëm në shkolla e hotele, pjesa më e madhe e tyre nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarri
- Trendafilov: Sindikatat më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit
- Ministria e Kulturës, një tjetër konkurs me interes nacional
- VLEN 2.0 apo darkë e fundit mes liderëve? Taravari thotë se VLEN-i është në atmosferë të relaksuar: As që më intereson se kush do të jetë lider
- Siguria në objekte/ Banorët e Strugës kërkojnë nga pushteti lokal që të bëjë inspektime në terren
- Kurti dhe iftari që a i’a VLEN?!
- Dega Çair i përgjigjet Ganiut: Jo Visar, ti nuk ke qenë “thes boksi”, por ke qenë dhe je thes i parave të pista