Nga BDI dega e Çairit kanë njoftuar se do të anulojnë të gjitha iftaret e parapara për ketë Ramazan, dhe se mjetet, do të dërgohen për familjet e viktimave nga tragjedia në Koçan.
“Me dhimbje dhe solidaritet të thellë ndaj familjeve të prekura nga tragjedia në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Çair ka vendosur të anulojë të gjitha iftaret e planifikuara për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Mjetet e parapara për organizimin e këtyre iftareve do të ridestinohen për të ndihmuar familjet e viktimave, me qëllim lehtësimin e barrës së tyre në këtë moment të rëndë.
Ramazani është muaj i reflektimit, sakrificës dhe ndihmës për njëri-tjetrin. Në këtë frymë, ndjejmë për detyrë që në vend të grumbullimeve festive, të qëndrojmë pranë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që po përballen me dhimbje të madhe.
Urojmë që Zoti t’ju japë forcë familjeve të viktimave dhe që ky muaj i shenjtë të sjellë më shumë solidaritet dhe mirëkuptim mes nesh”, thuhet në njoftimin e BDI dega e Çairit.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Janevska: Rreth 1800 nxënës nga Trubareva pa pengesë ndjekin mësimin onlajn
- Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”