Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar sërish ndaj trajtimit institucional të rastit të Koçanit, e që siç thotë ai po bëhet një spin narrativ e nuk po merren me problemin thelbësor të rastit.
Ademi thotë se diskoteka ka funksionuar pa leje për punë dhe institucionet e kanë lejuar një veprimtyari të tillë duke shkaktuar tashmë edhe një tragjedi si kjo e fundit.
Reagimi i plotë:
Institucionet në vend që ta zbardhin të vërtetën duke gjetur lidhjen kauzale – lidhjen shkak pasojë, ato më shumë po interesohen dhe harxhojnë energji në krijimin e një spin narrativi që përgjegjës e bën gjithkend, vetëm institucionet aktuale jo.
Thelbi i çështjes nuk është licenca, sepse në ditën e rastit të kobshëm diskoteka nuk ka patur licencë as të vlefshme e as të falsifikuar – thjeshtë ska patur leje për punë. Çështja thelbësore është se si ka punuar pa fare leje për punë, çfarë kanë bërë institucionet për të mos lejuar që dikush në mënyrë të egër të punojë dhe të shkaktojnë rrezik për sigurinë e përgjithshme në këto përmasa.
E vërteta duhet të del në shesh! Me çdo çmim!
Data 04.07.2025
Aktuale
- Arrestohet një polic në Gostivar – vodhi para dhe ar nga provat e sekuestruara gjatë bastisjeve, ndalohet edhe një argjendar për ndihmë
- RMV: 42-vjeçari përdhunon një grua 77-vjeçare, arrestohet nga policia
- Lëvizje e re politike në Maqedoni me emrin “Arbëria”
- Dita e tretë e debatit për ribalancin e Buxhetit
- Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO pas akuzës nga SPAK! Kreu i APP do të njihet me masën e sigurisë
- Apple po krijon kamerën e së ardhmes që e sheh botën si syri i njeriut
- Filipçe: Investimet e huaja direkte kanë rënë nga 397 në 135 milionë euro në tremujorin e parë
- Makina me targa të Maqedonisë aksidentohet në Serbi, ka të vdekur