Ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, ka nënshkruar në librin e zisë të Ministrisë së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një akt simbolik që përfaqëson nderim dhe kujtim për viktimat e tragjedisë së rëndë që ndodhi në qytetin e Koçanit.
Në këtë ngjarje, ku shumë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan, Republika e Kosovës shprehu ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin e saj të pakufishëm për Maqedoninë e Veriut. Kosova qëndron pranë qytetarëve të RMV në këto momente të dhimbshme, duke ofruar mbështetje të plotë dhe gjithashtu gatishmërinë për të ofruar ndihmë të çdo lloji gjatë periudhës së rikuperimit. Ky është një shembull i qartë i miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston ndërmjet dy shteteve, të cilat janë të angazhuara të mbështesin njëra-tjetrën në çdo situatë të vështirë.
Aktet e solidaritetit të këtij lloji janë të shumta dhe dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për të qenë pranë Maqedonisë së Veriut në çdo moment të nevojëshëm.