Gjendja e 14-të të lënduarve në zjarrin në Koçan që po mjekohen në Bullgari edhe më tej është kritike, njoftoi Ministria e Shlndetësisë në Faqen e saj të Fejsbukut.
Tetë pacientët e shtruar në Spitalin universitar dhe Qendrën mjekësore N.I Pirogov janë në ventilim mekanik dhe qëndrojnë në terapi intensive.
Sipas informacioneve nga spitali i Varnës, tre pacientët që janë tek ata janë në gjendje të rëndë, dy janë në ventilim mekanik dhe njëri po përdor maskë hundore për mjekim me oksigjen.
Gjendja e pacientëve në Spitalin universitar “Sveti Georgi” në Plovdiv është e rëndë, por stabile. Trajtimi i tyre vazhdon në terapi intensive, sipas informacioneve të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë.
Sot në Bullgari është shpallur ditë zie në kujtim të viktimave në Koçan dhe solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut.
Në disa qytete bullgare janë organizuar aksione për dhurimin e gjakut për viktimat e zjarrit.