Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencë për media tha se janë identifikuar trupat e 59 personave që humbën jetën në tragjedinë në Koçan.
Ai tha se janë lënduar gjithsej 196 persona, prej të cilëve 80 janë dërguar jashtë vendit.
“Sa i përket masave të ndërmarra për zbardhjen e rastit, deri tani janë arrestuar 18 persona, janë ndaluar 16 persona prej të cilëve, i fundit i ndaluar ngarkohet për vepra të rënda shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe është nënshkrues i një projekti bazë për lëshimin e kabare klubit, një nga dokumentet të cilët janë të nevojshëm që kabare klubi të vendoset në funksion”, tha Toshkovski, raporton SHENJA.
Ai tha se janë kryer biseda me 81 persona, për 14 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orë.
“”Për 11 persona është caktuar masa e paraburgimit për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, ndërsa për tre persona është caktuar paraburgim për shkak të punës së tyre të pakujdesshme”, tha mes tjerash Toshkovski.
Data 04.07.2025
Aktuale
- Rusia bëhet shteti i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit
- Rritje prej 2,3 për qind e studentëve të regjistruar në vitin akademik 2024/2025
- Vdiq mësimdhënësi Reshat Latifi, pishtar i arsimit
- BDI: Qeveria një etnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit
- Nga sot në “Tabanoc” fillon sistemi One Stop
- Prof. dr. Kim Drasa: Kriza e grave në moshën e mesme, si tejkalohet
- 17 mijë pushime mjekësore në administratë, Fondi Shëndetësor alarmon dhe merr masa
- Pas kritikave dhe kërkesës së kryeministrit Rama, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës