Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar letra ngushëllimi për të vdekurit në tragjedinë e ndodhur në Koçan, presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Nga Ambasada e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut njoftuan se letër ngushëllimi ka dërguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për personat që kanë humbur jetën dhe janë lënduar nga zjarri që ka ndodhur në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut. I shpreh ngushëllimet e mia Lartësisë Tuaj dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vëllazërore dhe mike, në krye me të afërmit e të ndjerëve, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, thuhet në letrën e presidentit turk Erdogan.