Në seancën e sotme Qeveria e vendit do të miratojë vendimi për t’i mbuluar harxhimet e familjeve që do të udhëtojnë jashtë vendit ku janë të shtruar të lënduarit për shërim, transmeton TV21. Kryeministri Mickoski tha se harxhimet do të jenë të mbuluara për 2 anëtarë të familjes të çdo pacienti që ndodhet për shërim jashtë shtetit.
“Do të kemi seancë në Qeveri, do ta konfirmojmë vendimin, për t’i mbuluar shpenzimet për dy anëtarë të familjes që të udhëtojnë atje ku janë të shtruar të lënduarit për shërim. Edhe udhëtimin edhe qëndrimin. Dëgjohemi me një numër të madh të liderëve europian dhe ndihmat kanë arritur nga të gjitha anët dhe për këtë jam falenderues”, deklaroi kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.