Prioriteti ynë është kryerja e autopsisë dhe identifikimi i personave, në mënyrë që të afërmit t’i marrin trupat e tyre, tha për MIA-n, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë, lidhur me obduksionin e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” të Koçanit, i cili ndodhi herët në mëngjesin e së dielës.
Ai ka theksuar se procedura do të përfundojë kur të përfundojë autopsia dhe identifikimi i të gjithë trupave. Sepse, siç tha ai, identifikimi nuk bëhet vetëm me autopsi, por edhe me analizë të ADN-së. Këto janë dy procese paralele.
“Po punojmë me ritëm të planifikuar. Paralelisht po kryhet autopsia dhe analiza e ADN-së. Materialet e ADN-së janë mbledhur për krahasim nga të afërmit e viktimave. Presim që puna të përfundojë shpejt. Nuk mund të thuhet saktësisht se kur, prioriteti ynë është kryerja e autopsisë dhe identifikimi i viktimave, në mënyrë që trupat t’i marrin të afërmit e tyre”, theksoi Stankov në një deklaratë për MIA.