Godina e kompanisë farmaceutike CFO Pharma, është sulmuar me breshëri plumbash përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (18 mars).
Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.
Bëhet me dije se 20 plumba janë drejtuar në xhamat e godinës së CFO Pharma.

Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorin/rët e këtij sulmi.
Sakaq, ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.