Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të përfundojë në paraburgim për 48 orët e ardhshme, njëjtë sikurse ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë.
Gjykata e Koçanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dërgimin e Bekteshit në “paraburgim të shkurtër”, së bashku me shtatë të dyshuar të tjerë, ndërkohë që pritet të vendoset se në cilin burg do të dërgohet ai.
Përveç Bekteshit, ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, asnjë i dyshuar tjetër nuk është dërguar nga Shkupi në Koçan me duar të lidhura dhe duke u filmuar para kamerave. Po ashtu, 48 orë paraburgim i është caktuar edhe Bekim Maksutit, ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.