Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për media, tha se ministria e Ekonomisë për shkak se nuk ishin plotësuar kushtet për dhënien e licencës dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm nuk ka lëshuar licencë.
“Pretendimet se dikush ka lëshuar një licencë të rreme janë një sajesë e plotë. Nëse dikush konkretisht sekretari do të merrte para korrupsion për ta lëshuar licencës, do të ishte lëshuar dhe regjistruar në ministri, por edhe në regjistrin e licencave i cili përditësohet vazhdimisht çdo muaj me të dhënat e fundit”, tha Arbër Ademi, raporton SHENJA.
Arbër Ademi tha se nëse dikush ka falsifikuar një dokument jashtë institucionit përgjegjësia është e individit apo e grupit që ka bërë të njëjtën gjë dhe duhet të ketë përgjegjësi.
“Në përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia zyrtarët e tyre në radhë të parë kryetari i komunës së Koçanit dhe pushtetarët e MPB-së Koçani që ndodheshin çdo ditë në objektin ku ndodhi ngjarja tragjike, Qeveria e VMRO-DPMNE-së, po përdor trillime për ta orientuar zemërimin drejt kërkimit të përgjegjësisë atje ku edhe nuk ka përgjegjësi”, tha Arbër Ademi, duke shtuar se aksidenti ka ndodhur në kohën kur VMRO ka kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet, si në pushtetin qendror dhe lokal.
Ademi tha se në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë pikërisht për mos plotësimin e kushteve nuk ka dhënë licencë.
“Dikush po tenton ta defokusojë këtë fakt me një gjoja flasifikim që nuk dihet nëse ekziston kush e ka bërë dhe ka shumë mundësi që është krijuar pikërisht për të shmangur përgjegjësinë për kryetarin e komunës dhe ata që kanë tre vite në pushtet dhe kanë lejuar të zhvilohen mijëra ngjarje pa leje në objektin ku ndodhi ngjarja fatale”, tha Ademi. /SHENJA/
Data 09.05.2025
Aktuale
- Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri
- “Mitingje me muzikë dhe valle”/ Rama i përgjigjet kritikave në “Top Story”: I dhamë fushatës pamje më njerëzore e më të relaksuar!
- “Do rrethojmë Klanin”/ Sali Berisha – Fevziut: Jepi këtë dhuratë Edi Ramës nesër në Opinion
- Tërbimi i Barcelonës, katër polemikat me Marçiniak
- “Forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka”- Berisha mbyll fushatën në Lezhë: 11 maji, më jetik se çdo gjë! Votoni ndryshimin
- Tomovski: RMV do të blejë avion të ri qeveritar të përshtatshëm, duam të jemi vend serioz
- FOTO/ Aksident në Tiranë, makina del nga rruga dhe përplaset te një pemë buzë Lanës
- Logos-A dhuron libra për nxënësit – pasurohet biblioteka e shkollës “Zhivko Brajkovski” në Butel