Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi sot se në spitalet në vendin tonë janë duke u mjekuar 84 pacientë.
Ai tha se 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit dhe se ky numër do të rritet gjatë ditës së sotme.
“Deri tash në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë. Strategjinë e ndryshuam. Dje të gjithë pacientët prej Koçanit dhe Shtipit i morëm këtu pasi 51 pacientë tashmë janë jashtë vendit. Unë kisha dashur edhe njëherë të tregoj se në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4. Sot shpresojë që shkon edhe një fluks i pacientëve, në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë. Gjithashtu ka disa raste të reja, të cilët pacientë dje nuk janë paraqitur aspak te mjeku po sot kanë paraqitur simptoma të caktuara dhe janë paraqitur 2 pacientë në Shtip. Pasi u zbrazën kapacitetet këtu, i kemi nën kontrollin tonë këtu në Shkup. Shpresoj që sot të formësojmë edhe ekipet psikologjike të cilët do të japin përkrahje për pacientët por edhe për familjet prej rastit tragjik që ndodhi në Koçan”, tha Taravari.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Hetimi i Turqisë ndaj Spotify për fyerje të besimeve fetare dhe irritime ndaj Zonjës së Parë
- “Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
- ‘Vorbull’ në Policinë e Shtetit, ndryshime emrash në disa komisariate të vendit
- Saliu: 50 milion denarë shtesë në buxhet për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara
- Gjuha e trupit: Si të kuptojmë domethënien e kërcitjes me gishta gjatë bisedave
- Pamjet ku efektivët po krehnin zonën me kallashnikov në Theth, reagon Kisha Katolike: Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo
- Pas vizitës në Srebrenicë, Gashi vizitoi edhe varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq
- Aksioni në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje, Qendresa Qytetare: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese