Ka shkuar në 59 numri i viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, shkruan TV21.
“Deri në ora 11:30, sipas informacioneve të cilat i kemi, kanë ndërruar jetë 59 persona, prej tyre 35 janë identifikuar, nga të identifikuarit, 31 janë nga Koçani, 4 nga Shtipi. Numri i të lënduarve sipas informacioneve që i mora rreth orës 12 është 155 persona, të njëjtit janë në shumë spitale në vend”, tha Toshkovski.