Me pagë mujore prej 75,000 denarëve, kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, mashtron punëtorët duke kërkuar për ta pagë minimale thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie gjatë vitit 2024 dhe dy muajve të parë të këtij viti, Trendafillov përskaj pagës prej 75,000 denarëve, ka marrë edhe para të tjera, me çka shuma ka arritur në 1 milion e 688 mijë denarë. Kryeministri Hristijan Mikoski, thotë se Trendafillov është mbrojtës i koalicionit opozitar LSDM, BDI dhe e Majta, për shkak se bashkë me ta, e ka sulmuar Qeverinë që nga dita e parë.
“Në vend që të jetë luftëtar i vërtetë për të drejtat e punëtorëve ai filloi të përplaset me mua dhe Qeverinë. Sot, mbrojtësi i fundit i koalicionit të kaluar dhe koalicionit të tanishëm opozitar E Majta, BDI dhe LSDM, janë disa gjykatës dhe prokurorë dhe ky person”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Ndërkohë kreu i LSDM-së Venko Filipçe mohon të ketë kontakt dhe bashkëpunim me Trendafillovin. Thotë se për herë të parë dhe të fundit, e ka takuar para disa muajve në Kuvend ku edhe janë njoftuar.
“Ajo tendencë e Qeverisë mendoj se është shumë e rrezikshme. Kjo do të thotë se do t’i hedhin etiketim partiak çdo kërkese nga çdo grup i njerëzve kur kanë probleme reale, e të cilat Qeveria duhet që me punën e saj t’i zgjidhë. Për këtë janë këtu e jo t’i kritikojnë kërkesat dhe t’i etiketojnë se janë të ngjyrosura me ngjyra të kësaj apo asaj partie, apo se ka ndonjë lidhje”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.
Sipas përllogaritjeve të fundit, paga minimale nga muaji i ardhshëm do të jetë 24,400 denarë ndërsa kërkesat e LSM-së janë që paga minimale të rritet në 30,000 denarë./Alsat.mk