Kërcënimet e Kryeministrit Mickoski se gjyqësorit “do t`i ndodh populli” është një mesazh se ai nuk dëshiron gjyqësor të pavarur – tha në press-konferencën e sotme, kreu I LSDM-së, Venko Filipçe.
Sipas tij, situata në gjyqësor është shqetësuese dhe ka implikime të shumta politike.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Në vend që të zbatohen reforma të vërteta, të cilat tani për herë të parë pas shumë viteve janë në tavolinë, do të protestohet. Kjo është absurd dhe politikë e paprecendetë. Shtrohet pyetja nëse VMRO-DPMNE dëshiron këtë të bëjë. Vënia e gjyqësorit nën ombrellën partiake, që të mbrojë disa parregullsi të tij dhe krime gjatë punës, kurse në për cdo ditë zbulojmë dhe në periudhën e ardhshme do të zbulojmë shumë skandale.”
Sipas kreut socialdemokrat, është e palejueshme dhe jodemokratike që të shfrytëzohet revolta e qytetarëve për të përvetësuar gjyqësorin, ashtu siv është duke e bërë VMRO-DPMNE-ja.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“E kemi parë këtë skenar, të gjithë e dijmë se si përfundon dhe si funksionon gjyqësori kur në pushtet është VMRO-DPMNE. Ndryshimet e vërteta mund të ndodhin vetëm nëse ndodhin reforma të vërteta e jo presione dhe kërcënime.”
Kryetari I LSDM-së, Venko Filipçe, I bëri thirrje Qeverisë që të vetëdijësohet dhe t`u qasen reformave reale të gjyqësorit përmes zbatimit të ligjeve të Agjendës Reformuese që kanë të bëjnë me sistemin e jurisprudencës.