Sipas informacionit të shpërndarë nga LSDM, Pucko Petrol ka qenë një furnizues i preferuar për komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE, për një periudhë të gjatë. Partia sociale-demokrate thotë se kjo lidhje e ngushtë ka përfshirë mbi 170 kontrata të tenderëve me komunat dhe institucionet që udhëhoheshin nga VMRO-DPMNE.
Në veçanti, LSDM përmend tre kontrata të lidhura me Komunën e Manastirit, e cila udhëhiqet nga Kryetari Konjanovski i VMRO-DPMNE-së, ku janë përfshirë gati 240 mijë euro. Kjo është vetëm një pjesë e marrëveshjeve që kanë përfshirë Pucko Petrol, një kompani që ka pasur lidhje të ngushta me periudhën kur VMRO-DPMNE dhe BDI ishin në koalicion.
LSDM kërkon që VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski, të dalin para qytetarëve dhe të japin shpjegime se sa miliona euro nga fondet publike, përmes komunave, ministrive dhe institucioneve të tjera, kanë përfunduar në duar të Pucko Petrol.