Qeveria në Shkup është e pakënaqur me vendimin e qeverisë së Bullgarisë për të tërhequr mjetet e parapara për rikontruimin e disa pjesëve të hekurudhës që janë pjesë e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë në kuadër të Korridorit 8, shkruan Alsat.
“Mendoj se shumë qartë dërgojnë mesazh politik sa i takon angazhimit, gjegjësisht mosangazhimit të tyre për ndërtimin e Korridorit 8 dhe gjithashtu bie në ujë gjithë propaganda e tyre e shtatë muajve të fundit kundër qeverisë, kundër kryeministrit Mickoski dhe kundër meje se kemi diçka kundër Bullgarisë dhe se nuk duam të lidhemi”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Ministri Nikollovski ka dërguar shkresë te Delegacioni i BE-së, te Lidhja Evropiane e Transportit, Banka Evropiane për Investim dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim meqë 350 milion eurot e ndara nëse nuk përdoren për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë në kuadër të Korridorit 8 do të duhet të paguhen penale. Qeveria shpreson se dialogu do të vazhdojë duke mos dashur të paragjykojë se çfarë do të ndodhë me këto mjete nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e hekurudhës.
“Prisni njerëz, ne nuk e dimë nëse do të kemi ose nuk do të kemi marrëveshje. Me rëndësi është të bisedohet. Puna jonë është që të punojnë. A do të ketë marrëveshje?! Për tango duhen dy vetë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Qeveria bullgare vendosi dje të shtyjë modernizimin e seksioneve Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, të cilat janë pjesë e lidhjes hekurudhore me vendin brenda Korridorit 8.
Mjetet Sofja tha se do t’i ridestinojë për ndërtimin e hekurudhës nga Sofja në Burgas. / Alsat.mk