Kryeministri Hristijan Mickoski, i ka porositur anëtarët e Këshillit Gjyqësor që të mos çojnë inat dhe të japin dorëheqje, pasi në të kundërtën do të përballen me popullin dhe me protesta, të cilat vetë ai personalisht do t’i mbështetë, shkruan Alsat.
Paralajmërimet e këtilla të kryeministrit, vijnë pas votimit të interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, ndërsa anëtarët e Këshillit deklaruan se interpelancat janë antikushtetuese dhe për këtë nuk japin dorëheqje.
Mickoski, se paralajmërimet për protesta nuk janë kërcënime, por vetëm transmetim i shqetësimit dhe irritimit të popullatës.
“Dhe shohë që individë atje çojnë inat, mendojnë se me inat do të arrijnë diçka të bëjnë. Por, unë jam vazhdimisht me popullin dhe e dëgjoj popullin si reagon. Unë vetëm dua të them se nëse nuk veprojnë në mënyrë përkatëse sikur vendimi i atyre që i zgjedhin, frikësohem se mund të reagojë populli. Mund të vetëorganizohet, të protestojë pasi populli është i etur për drejtësi. De dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milionë vota dhe ne e kishim me rëndësi , një pjesë e fushatës dhe programit ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por për të gjithë. Dhe në emër të asaj, kam ndjesi që nëse vjen deri tek eskalimi i këtillë të del populli të protestojë. Se ai, mund të jetë shumë i madh në numër dhe i normalisht i mbështetur personalisht nga unë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk