Kryetari i LSM-së, Trendafilov po sillet në mënyrë katastrofike dhe është i paligjshëm, kjo akuzë vjen sot nga ish-kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, i cili rritjen e pages minimale në 500 euro e vlerëson si të papërshtatshme dhe të paqëndrueshme. Edhe Mitrevski, sikur VMRO-DPMNE në pushtet, akuzon Slobodan Trendafilov si të paarsyeshëm në kërkesat e tij.
“Pse duhet të jetë 550 euro? Pse jo 650 apo 700. Ju mund të vendosni një pagë minimale prej 1000 euro, por nëse punëdhënësit nuk mund ta paguajnë atë pagë, atëherë do t’i pushoni punëtorët? LSM dhe z. Slobodan Trendafilov shkaktuan një fatkeqësi. Jo të gjithë në Sindikatë, sepse atje ka presidentë që e kundërshtojnë këtë model, por zgjidhja e tyre nuk u pranua.” – tha Ish-kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë- ZHIVKO MITREVSKI
Akuzat nuk kanë munguar edhe sot nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga kjo parti thonë që Slobodan Trendafilov, vazhdon të jetë zëdhënës partiak i LSDM-së, të cilit i interesojnë vetëm paraqitjet e tij në emisione televizive, ku para çdo daljeje publike shkon në Bihaçka për koordinim.
“Kryetari i LSM-së i zgjedhur ilegalisht, Slobodan Trendafilov, vazhdon të jetë zëdhënës partiak i LSDM-së dhe të punojë për interesat e tyre. Pengu i LSDM-së nuk i intereson punëtori, Trendafilovit i interesojnë vetëm paraqitjet e tij në emisione televizive, ku para çdo daljeje publike shkon në Bihaçka për koordinim. Trendafilov publikisht gënjen dhe manipulon opinionin, vazhdon të punojë për dhuratën e marrë nga LSDM-ja, të cilën e vendosën në mënyrë të paligjshme si kryetar i LSM-së, që kur të ishin në pushtet të heshtte dhe të mbështeste politikat e tyre.” – thonë nga VMRO.
Qëndrimi i Sindikatave mbetet që nëse e njëjta kërkesë nuk pranohet nga Qeveria, protesta masive do të ketë gjatë fillimit të muajit prill. /tvklan.mk/