TV21 mëson se Bekim Fetaji është zgjedhur rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ka siguruar 38 vota, respektivisht tre vota më shumë se Blerim Saiti, i cili ka siguruar 35 vota. Në opinion pati reagime për kandidatin Blerim Saiti, i cili u kritikua pasi u zbulua se kishte nota 2-sha në shkollë të mesme, mirëpo si rrjedhojë, Saiti nuk morri “dritë jeshile” nga studentët dhe profesorët e UNT-së.
