Memedali Jusufi
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lypet të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern. Erich Fromm
Çdo individ ka thembrën e vet të Akilit, frikën e vet. Cilado qoftë ajo, nuk është asnjëherë shumë vonë për të ndryshuar sjelljen që kemi përkundrejt saj. Frika është një alarm që bie përballë rreziqeve nga të cilat duhet të largohemi apo të mbrohemi, apo përballë asaj që na duket e huaj, e panjohur.
“Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen” Russell Targ.
MIkesha ime Zana Reka thote : Per te ndryshuar jeten tende, duhet te dalish jashte zones se rehatise ( KOnfortit) dhe te shkosh atje ku eshte e frikshme . Kjo eshte rruga drejt rritjes dhe zhvillimit. Ajo me tej shton ; perballo friken me vetedije, sa me shume do te veprosh drejte saj, aq me pak frikeson. Mos e shty ndryshimin , friga dobesohet me cdo veprim. Te enderrosh nuk mjafton . Pranoj deshtimet si pervoje , gabimet jane mesime , jo fundi i botes thote Zana Reka
Mund të guxojmë të themi se frika është një aleate e jona, në sensin që shërben për të qenë të qëndrueshëm ose na mban në një situatë ekuilibri psikofizik që në një moment të caktuar është gjëja më e mirë që mund t’i lejojmë vetes.Ndaj frika është një mikeshë e besuar që na lajmëron nga rreziqet dhe na mbron nga situata të rrezikshme. Në këtë pikë është e nevojshme të pyesim: po si mund ta mposhtim frikën? Ose më mirë: si mund të mposhtim frikën nga frika?
Të dalim kryelartë nga një frikë nuk do të thotë ta fshijmë atë duke e injoruar dhe as të dorëzohemi të pafuqishëm përballë saj. Edhe të bëjmë sjellje të tipit “luftë e hapur” nuk sjell asnjë rezultat. Në vend të kësaj sjelljeje, padyshim është më mirë të përballemi me frikën në të njëjtën fushë, duke e afruar dhe duke e parë me më pak dyshim dhe me më shumë interes dhe kërshëri- thone ekspertet e fushes
Tronditjet për shkak të luftës ose ngjarjeve shkatërrimtare, siç janë sulmet terroriste, katastrofat, ose në rastin tonë një pandemi, sot përcaktohen si forma të stresit post-traumatik. Këtë klasifikim ia kemi borxh themeluesit të psikanalizës, Zigmund Frojd, i cili, në vitet e pasluftës studioi neurozat e veteranëve të fushëbetejës. Kemi të bëjmë me një temë delikate, që në dritën e ngjarjeve të fundit, shtron pyetje dramatike në lidhje me transformimet që shkakton trauma tek ata që preken prej saj.Lufta, si pandemia e ditëve të sotme, kishte vënë në dyshim identitetin psikologjik të njerëzve që derdheshin në frontin e betejës.
Mos ishte vallë vetëm frika nga vdekja, që shkaktoi neurozën? Shumë dëshmi të lëna nga ushtarët në fronte të ndryshme flasin qartë: llogoret ishin hapësira të kufizuara, të ngushta, por ato ishin edhe vendi i vetëm, në të cilin mund të ndjeheshin pak më të sigurt.
Janë ndjesi që mbizotërojnë mendjen dhe sjelljen individuale e kolektive të njerëzve. Liria është aspirata më e lartë dhe dëshira më e zjarrtë e njeriut të vetëdijësuar. Frika është instinkt i çdo qenieje të gjallë në luftën për mbijetesë. Trimëria është cilësi dhe aftësi e njeriut për të mposhtur frikën para rrezikut dhe jo marrëzia në veprime për të ikur nga hijet frikësuese të frikës thote Abdi Baleta
E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vet frika.