Pas akuzave të njëpasnjëshme të VMRO-së kundër kryetarit të Lidhjes së sindikatave, pasi ky I fundit Paralajmëroi protesta nëse paga minimale nuk bëhet 500 euro ka reaguar edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ai iu drejtua qytetarëve, e veçanërisht, siç thotë ai, punonjësve.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Momentalisht, VMRO-DPMNE përdor shpifje të përditshme në konferenca për shtyp për të shmangur përgjegjësinë që t’ju mundësojë juve, punonjësve, paga më të larta. Jemi dëshmitarë të një fushate të ndyrë nga VMRO-DPMNE kundër çdo njeriu që punon ndershëm, fiton dhe meritojnë një të ardhur të denjë. VMRO-DPMNE ka problem me ju punonjësit, jo me sindikatën”.
Filipçe thotë se punonjësit me të drejtë kërkojnë një pagë të denjë me të cilën mund të jetojnë, ndërsa VMRO shpik histori të liga për t’I paraqitur ata si të motivuar politikisht.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“VMRO-DPMNE ka problem me çdo njeri që kërkon të ardhura të drejtë. E drejta dhe e ndershmja është të kërkoni paga më të larta kur qeveria nuk bën asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve në mënyrë të pabesueshme. Kjo nuk është një çështje politike, por VMRO-DPMNE dëshiron ta bëjë pikërisht atë, një hesap partiak për të shmangur përgjegjësinë. Po, pse kur ishin në opozitë, ata mbështetnin sindikatën?”.
Filipçe thotë se VMRO nuk e mbështet sindikatën, pasi nuk i duhet më. Por thekson ai, LSDM është e vendosur për këtë çështje. “Si në pushtet dhe si në opozitë, ne luftuam fuqishëm për të drejtat e qytetarëve dhe për një jetë të denjë:, tha Filipçe duke shtuar se LSDM do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët që kërkojnë të ardhura të denja, do të vazhdojë të paraqesë ligje në Kuvend dhe të qëndrojë fort në mbrojtje të qytetarëve. /SHENJA/