Zv.kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka zbuluar se ¼ e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut nëpër botë, do të jenë shqiptarë.
Ai ka thënë se diplomatët e rinj të vendit do të jenë profesionist dhe jo njerëz që do të shpërblehen për shërbimet që kanë bërë ndaj partisë.
“Në qeveri jemi dakorduar tashmë për dërgimin e disa ambasadorëve. Çelsi është ai i përgjithshmi, pra ne si koalicion VLEN si shqiptarë në pushtet, e kemi ¼ e hises dhe do të shihni se ambasadorët që do të dërgohen në misionet tona nëpër botë, ¼ prej tyre do të jenë shqiptarë të përzgjedhur ndër më të mirët, profesionistët më të mirë që të kemi një përfaqësim më dinjotoz i cili na ka munguar sepse ministria e jashtme dhe diplomacia e vendit ishin shndërruar në një mjet për të rehatuar militantët partiak. E mbani mend atë zotëriun e Gostivarit që e thërriste në ndihmë “kryeplakun” në raste të caktuara, Vesel Memedin. Nuk do të ketë më Vesel Memeda, nuk do të ketë më shpërblim të militantëve partiak me pozita ambasadorësh”, tha Fetai në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte në ora 18;30.