Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka pranuar për vizitë nxënësit e shkollës “25 maji”.
“I prita me kënaqësinë më të madhe, duke shprehur respekt për faktin që vetë kam dalë nga bankat e kësaj shkolle. Nxënësit erdhën me shumë kuriozitet për të mësuar rreth punës së Kuvendit, rolit të deputetëve dhe të kryetarit. Pyetjet e tyre të shumta dhe entuziazmi pafund ishin një burim frymëzimi dhe një mundësi e shkëlqyer për të ndarë eksperiencën time me ta. U shpreha i bindur se ky entuziazëm lë për të kuptuar se kjo shkollë do të prodhojë edhe shumë profesionistë, deputetë dhe kryetarë të ardhshëm. Ky takim më dha energji pozitive dhe vullnet shtesë për të vazhduar punën time, duke kontribuar për një të ardhme më të mire për ta”, ka shkruar Gashi.