Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit dhe Gjermanisë, Nico Schlotterbeck ka përfunduar në radarin e Liverpoolit për afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetës gjermane Bild, Liverpooli e ka në listën e ngushtë për afatin e transferimeve të verës qendërmbrojtësin gjerman, Nico Schlotterbeck.
Reds ka të ngjarë të përpiqen të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri në verë, me pasiguri për të ardhmen e lojtarëve aktualë në këtë pozicion.
Edhe vendi i Virgil van Dijk në skuadër nuk është i siguruar derisa ai të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Schlotterbeck është një mbrojtës me këmbë të majtë, duke e bërë atë një konkurrent ose pasardhës të mundshëm të Van Dijk si qendërmbrojtësi i majtë.
Kontrata e 25-vjeçarit me Dortmundin skadon në vitin 2027. Megjithatë, skuadra e Bundesligës planifikon t’i ofrojë atij një marrëveshje të re. /Telegrafi/