Më 12 mars 2025, në Hotel Mercure në Tetovë, do të mbahet Forumi Austriako-Maqedonas për Mjedisin, një ngjarje e rëndësishme që shënon njëvjetorin e kompanisë Saubermacher Tetovë, e cila operon në grumbullimin e mbeturinave në komunën e Tetovës.
Ky forum synon të nxisë dialogun midis aktorëve austriakë dhe maqedonas për të eksploruar zgjidhje inovative në menaxhimin e mbeturinave. Duke qenë një faktor kyç në përmirësimin e praktikave të grumbullimit të mbeturinave në Tetovë, Saubermacher Tetovë ka ndihmuar në promovimin e një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm.
Në kuadër të forumit, janë paraparë dy deklarata për shtyp:
• Ora 11:15 – Hotel Mercure, Tetovë
• Ora 12:50 – Ex Ronaldo, rr. Marshall Tito
Kjo ngjarje do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutimin e sfidave dhe mundësive për një menaxhim më efikas të mbeturinave, duke synuar përmirësime të mëtejshme në mjedisin jetësor të qytetit.