Para nisjes së seancës në të cilën do të vendoset për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, VMRO-DPMNE edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të mbështesin interpelancat dhe të sillet drejtësi në vend sepse siç thonë, qytetarët e kanë humbur besimin në gjyqësor. Sot është dita kur siç u shpreh Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së, të kërkohet përgjegjësi nga antarët e Këshillit Gjyqësor, siç shtoi gjyqsori duhet të jetë i pavarur dhe Këshilli Gjyqësor duhet të lirohet nga ndikimet politike.
“Ky trup gjyqsor nuk ka ngritur asnjë të procedurë serioze kundër gjykatësve të cilët dukshëm kanë punuar nën diktate politike dhe të bizneseve. Në vend që ta mbrojnë ligjin, e kanë mbrojtur krimin.
Disa antarë të Këshillit Gjyqësor kanë votuar për vendime të rëndësishme përmes Viberit, nga pushimet jashtë vendit dhe për rastësi ju është ndërprerë linja telefonike pikërisht në momentin e votimit. Tani është momenti për vendim, drejtësi ose krim”, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së.
Ndërkoh, qëndrimin e tyre lidhur me interpelancat e shprehën sot edhe deputetët e Levicës, ata bënë me dije se do t’i mbështesin interpelancat e antarëve të Këshillit Gjyqsor.
“Ne si partia politike Levica, kemi vendosur që ti mbështesim këto interpelanca. Pra, duhet të dërgohet te gjyqësori mesazhi se përgjegjsi duhet të ketë tani dhe menjëherë. Nuk mund të kemi persona të këtillë, siç janë gjykatësit, te cilët nuk përgjigjen pothuajse për asgjë. Por, ne do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë të parandalojmë dhe do të reagojmë fuqishëm nëse rastësisht kandidatët e ardhshëm do të jenë nga ajo fletorja famoze e gjykatësve që kalojnë nga njëra parti në tjetrën, ose nëse nuk i plotësojnë standardet e larta që janë të nevojshme për ushtrimin e një funksioni kaq të rëndësishëm”, u shpreh deputeti i Levicës Boris Kërmov.
Seanca ishte planifikuar të niste në orën 11:00, por është shtyrë për një orë më vonë, pritet të nisë në orën 12:00. /SHENJA/
Data 18.09.2025
Aktuale
- Osmani i përgjigjet akuzave për bashkëpunim me Levicën: VLEN po arsyetohet për humbjen e 19 tetorit
- Zbulohen 5 parcela me 4639 bimë kanabisi në Shkodër! 3 persona në kërkim, 5 kryepleq e dy banorë nën akuzë
- ASH: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt RMV-në, VLEN në shërbim të tij
- Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
- Dy shqiptarë kapen duke asgjësuar kokainën në tualet! Arrestohen si pjesë e një rrjeti që shiste drogë për turistët
- Milloshoski: Drejtori i “Drisllës” nga radhët e BDI-së është thirrur në bisedë informative
- Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit
- Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane