Denion Meidani ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisës së Veriut ka uruar 8 Marsin ditën e gruas, duke theksuar se kur gratë janë të përfaqësuara drejt, e gjithë shoqëria fiton sepse barazia nuk është thjesht një synim – është një reflektim i drejtësisë, potencialit dhe vizionit të përbashkët.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teksa kudo është lajtmotiv avancimi i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’ – në Maqedoninë e Veriut, falë një kushtetute moderne, kjo është një e drejtë e garantuar – dhe teksa avancohen aktet normative garantuese është momenti të kujtojmë se barazia gjinore nuk është një detaj anësor, por një themel i shoqërisë që duam të ndërtojmë” ka shkruar Meidani në rrjetin social X.