Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, koalicioni VLEN rikonfirmon angazhimin e palëkundur për avancimin e të drejtave të grave dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Ne besojmë se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin shoqëror. Në këtë drejtim, jemi krenarë të theksojmë se në Qeverinë VLEN, gratë luajnë një rol të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse.
Përfaqësimi i grave në nivelet e larta të qeverisjes është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj krijimit të një kulture politike që promovon barazinë, meritokracinë dhe respektin për diversitetin.
Aktualisht, kemi tre zëvendësministre gra të cilat kontribuojnë aktivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe progresive. Ky është një hap domethënës drejt fuqizimit të grave dhe garantimit të përfaqësimit të tyre të barabartë në vendimmarrje.
Koalicioni VLEN është i bindur se fuqizimi ekonomik i grave, rritja e rolit të tyre në institucione dhe mbrojtja e të drejtave të tyre janë vendimtare për ndërtimin e një shoqërie të përparuar dhe demokratike. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për të luftuar çdo formë të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave. Krijimi i kushteve për një pjesëmarrje më të madhe dhe përparim më të shpejtë të grave në të gjitha sferat e jetës publike dhe politike mbetet një prioritet i yni.
VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ndërtuar një shoqëri ku gratë kanë jo vetëm barazi formale, por edhe barazi të vërtetë dhe mundësi të plota për pjesëmarrje aktive dhe kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë.
Në këtë ditë të veçantë ne i shprehim mirënjohjen tonë të thellë të gjitha grave për kontributin e tyre të çmuar në familje, shoqëri dhe institucione. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve tona për një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë për të gjitha gratë.
Data 14.05.2025
Aktuale
- Mbeti jashtë Parlamentit/ Edmond Spaho njofton fundin e karrierës aktive në politikë: Jam i shokur me rezultatin! PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë
- “Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 kandidat socialistë”- Berisha: Ylli i fushatës, famozja Sara Mila e panjohura që u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit!
- “Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”- Reagimi i Tomorr Alizotit pas humbjes së PD në zgjedhje: Jam bërë vegjetarian!
- Katari gjatë vizitës së Trumpit nënshkruan marrëveshje prej 200 miliardë dollarësh për blerjen e avionëve nga Boeing
- PS merr 6 mandate në qarkun Korçë, PD 4! Nuk fiton Edmond Spaho! Kush janë deputetët që futen në Parlamentin e ri (EMRAT)
- “Mblodhëm çfarë mbollëm, votat e një mbështetje referendare”- Rama mban fjalimin e fitores: Shqiptarët na besuan mandatin e katërt
- Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e arrestit shtëpiak
- Familjarët e Frosinës protestojnë në Shkup: Po kërkohet ulje e dënimit për shoferin që e shkaktoi aksidentin