Pas largimit të saj të papritur nga gara e Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka bërë reagimin e parë publik.
Lajmi për dorëheqjen e saj u kumtua të enjten nga Vëllai i Madh, duke lënë të habitur banorët dhe publikun.
Duke qenë se spekulimet mbi gjendjen e saj kanë qenë të shumta, këngëtarja vendosi të ndante ndjenjat e saj përmes një shkrimi në InstaStory.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë. Është diçka e çuditshme. Ndonjëherë shpëtoj veten dhe ndonjëherë nuk mundem. Thjesht e di që në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi”, ka shkruar ajo, raporton telegrafi.
Ky mesazh ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet në rrjetet sociale. Largimi i Eglit erdhi pas një periudhe të ngarkuar emocionalisht, ku ajo përjetoi disa situata të vështira brenda shtëpisë, veçanërisht në raportin e saj me Gjestin.
Tani, këngëtarja duket e fokusuar tek gjendja e saj emocionale dhe rikuperimi jashtë shtëpisë së BBVA, ndërsa ndjekësit presin të shohin se çfarë do të ndodhë më tej me rrugëtimin e saj.