Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën lidhur me vendimet e fundit të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këto veprime jo vetëm që margjinalizojnë shqiptarët, por gjithashtu cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe sigurinë e strukturave tona mbrojtëse.
Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve—një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë—drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes, përbën një goditje serioze ndaj rolit të shqiptarëve në ushtri.
Kjo lëvizje dobëson strukturën komanduese të ushtrisë dhe rrezikon sigurinë kombëtare.
Për më tepër, emërimi i kolonel Lulzim Nuredini në pozitën e Komandantit të Komandës për Trajnim dhe Doktrinë, duket si një përpjekje për të maskuar këtë padrejtësi.
Vendosja e një oficeri shqiptar në një pozicion me ndikim të kufizuar nuk kompenson përjashtimin e udhëheqësve shqiptarë nga komandat operative kritike.
Përjashtimi i udhëheqësve ushtarakë shqiptarë nga pozicionet kyçe minon parimet bazë të marrëveshjes Paqësore të Ohrit, të cilat janë thelbësore për një forcë ushtarake kohezive dhe efektive.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, BDI i bën thirrje urgjente NATO-s dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që të shqyrtojnë me kujdes këto veprime, të cilat jo vetëm shkelin parimet e përfaqësimit të drejtë, por gjithashtu komprometojnë gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e forcave tona të armatosura.
Kërkojmë rishikim dhe anulim të menjëhershëm të këtyre vendimeve për të siguruar që udhëheqja jonë ushtarake të reflektojë përbërjen shumëetnike të shtetit tonë dhe të ruajë standardet më të larta të kompetencës dhe përfshirjes
Data 17.05.2025
Aktuale
- Arrestohet një diler droge në Tetovë për vuajtje të dënimit me burg
- Studenti akuzoi SHBA-në për gjenocid në Gaza, Universiteti i New York-ut nuk do t’ia japë diplomën
- 15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
- Mbi 15.000 nxënës do të japin provimin e maturës shtetërore, interes më i madh edhe këtë vit për testin e gjuhës angleze
- Tetovari merr 25.000 euro para me kamatë nga dy persona, e detyrojnë të kthejë 150.000 euro
- Pas turit të Trump në Lindjen e Mesme, Putin mundohet të “joshë” vendet e Gjirit
- Mexhiti: Dikasteret në Qeveri që udhëhiqeshin nga ASH-Taravari, do të mbeten në VLEN
- Ahmeti – Mickovskit: Ne nuk e marrim shtetin– ne e drejtojmë atë që na takon!