Nga LSDM sot thonë se kanë zbuluar një tjetër skandal që tregon se deri ku e ka çuar shtetin dhe institucionet kjo qeverisje e paaftë e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it.
“Në këtë pikë, Inspektorati Shtetëror i Punës praktikisht nuk ekziston! Nga 28 shkurti, inspektorët shtetërorë nga Inspektorati i Punës janë çregjistruar nga Agjencia e Punësimit. Vetë inspektorët që duhet të luftojnë punën e paligjshme! Janë të tërë të papunë, gjegjësisht janë larguar nga puna, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.
Kuzeska thotë se të gjitha veprimet e kryera nga Ministria e Brendshme ditët e fundit janë juridikisht të pavlefshme
“Qeveria e Mickoskit i ka vënë ata në një situatë ku veprojnë pa bazë ligjore, gjë që është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme. Por skandali është edhe më i madh sepse kjo do të thotë se të gjitha inspektimet që ata kryejnë janë absolutisht të paligjshme. Të gjitha veprimet e kryera nga Ministria e Brendshme ditët e fundit janë juridikisht të pavlefshme”, thotë Kuzeska.