Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë janë në proces të numërimit të votave me kusht.
Në ueb-faqen e KQZ, ku përditësimi i fundit është i orës 23:02 të së martës bëhet e ditur se tashmë janë numëruar 78.57 për qind e fletëvotimeve.
Deri tani, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, Lista Serbe me 11.37 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.21 për qind dhe Koalicioni për Familje me 2.64 për qind.
Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, një ditë më parë në një konferencë për media tha se procesi i numërimit të fletëvotimeve pritet që të përfundojë sot.