Gjatë ditës së sotme Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, ka takuar Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.
“Sot mirëprita mikun tim, Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. 🇦🇱🇹🇷 Një bisedë e hapur dhe miqësore mbi bashkëpunimin mes vendeve tona, projektet e përbashkëta dhe zhvillimet e fundit.
Shqipëria dhe Turqia – më shumë se partnerë, një miqësi që vijon të forcohet!! 🤝✨” – ka thënë Ambasadori Meidani pas këtij takimi.